Wednesday, August 26, 2009


Presidenti Sejdiu ngushëlloi presidentin Obama

Me rastin e vdekjes së senatorit Edëard M. Kennedy, presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, i dërgoi një telegram ngushëllimi presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.


“Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e Senatorit të shquar demokrat, ligjvënësit me reputacion të madh, z.Edëard M. Kennedy”, thuhet në telegramin e presidentit Sejdiu.

Lajmi për shuarjen e tij - shton presidenti i Kosovës - është pritur me pikëllim kudo në vendin tim, “sepse Senatori Kenedi ka gëzuar përherë admirimin dhe respektin e të gjithë qytetarëve të Kosovës”.

“I nderuar President, ju lus që ndjenjën tonë të dhembjes së thellë t’ia përcillni edhe familjes së nderuar të Senatorit Kennedy dhe gjithë popullit amerikan!”, përfundon telegrami.

Ngushëllimet e tij drejtuar qeverisë dhe popullit amerikan i ka shprehur edhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.



Thaçi: Të pakompromis ndaj banditëve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi tha të mërkurnë se institucionet kosovare do të jenë të pakompromis ndaj banditëve dhe atyre që i pengojnë njerëzit të kthehen në pronat e tyre.


Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi e ka vlerësuar si temë të tejkaluar protokollin EULEX-Serbi dhe ka theksuar se institucionet e Kosovës janë unike dhe pa dallime mes lidershipit kosovar.

Duke komentuar ngjarjet e fundit ne veri të Mitrovicës, kryeministri Thaçi u shpreh se institucionet kosovare do të jenë të pakompromis ndaj banditëve dhe atyre që i pengojnë njerëzit të kthehen në pronat e tyre.

Këto komente, kryeministri i bëri gjatë një vizite që i bëri komunës së Vitisë. /rtk/

Make money